Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti: Distria e artë, me zemër jam me ju në Tokio

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të artë Distria Krasniqin, e cila ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kurti ka thënë se me zemër është me sportistët e Kosovës në Tokio, transmeton Telegrafi.

“DISTRIA E ARTË, Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, thotë kryeministri Kurti në postimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016. /Telegrafi/