Take a fresh look at your lifestyle.

Momenti kur Distria Krasniqi shpërthen në lot pas marrjes së medaljes së artë dhe intonimit të himnit të Kosovës në “Tokio 2020”

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka dhuruar një moment sa emocionues po aq edhe të bukur me lot gëzimi në fytyrën e saj, pasi pranimit të medaljes së artë dhe intonimit të himnit të Kosovës në podiumin e medaljeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi ka bërë krenare gjithë Kosovën, pasi ka arritur të triumfojë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja pejane fitoi katër ndeshje gjatë ditës së sotme për të fituar medaljen e artë dhe ndihet krenar me arritjen e saj.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’ duke fituar medaljen e artë.

Disa minuta pas triumfit, organizatorët i ndanë medaljet për fituesen, si dhe vendin e dytë dhe të tretë.