Take a fresh look at your lifestyle.

Sot pritet të realizohen 122 fluturime vajtje dhe ardhje në Aeroportin e Prishtinës, gati gjysma prej tyre janë nga Zvicra

Vetëm gjatë ditës së sotme priten të realizohen 122 fluturime vajtje dhe ardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë e ka konfirmuar për Metron zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, e cila ka treguar se 52 nga këto fluturime janë për edhe nga Zvicra.

“Për sot pritet të realizohen 122 fluturime vajtje dhe ardhje Nga këto 122 fluturime 52 janë për dhe nga Zvicra”, ka thënë Gara për Metron.

Tutje ajo ka bërë të ditur se muaji korrik ka shënuar një rekord fluturimesh duke e krahasuar me vitin 2019.

“Muaji korrik ka shënuar një rekord fluturimesh duke e krahasuar me vitin 2019 para pandemisë. Megjithatë edhe përkundër kësaj rritje në përsëri do të përmbyllim një vit me humbje në numër të udhëtareve dhe fluturimeve”, ka thënë Gara për Metron.

Ndryshe këtë vit pritet një fluks më i madh i ardhjes së diasporës në Kosovë./Periskopi/