Take a fresh look at your lifestyle.

Video spektakolare tregon katastrofën e Hindenburg në 4K

Fatkeqësia e Hindenburg ndodhi kur një fluturake mori flakë më 6 maj, 1937, në Manchester Township, New Jersey, Shtetet E Bashkuara.

Fluturakja gjermane e pasagjerëve LZ 129 Hindenburg mori flakë dhe u shkatërrua gjatë përpjekjes së saj për të ankoruar në Stacionin Ajror Detar Lakehurst.

Aksidenti bëri që të vdesin 35 viktima (13 pasagjerë dhe 22 ekuipazh) nga 97 persona në bord (36 pasagjerë dhe 61 ekuipazh) dhe një vdekje shtesë në tokë.

Në atë kohë kur ndodhi aksidenti nuk kishe kamera me cilësi të lartë që kemi sot, por tani kjo ngjarje na vjen me një video me një cilësi të lartë dhe me pamje 4K. /Telegrafi/