Take a fresh look at your lifestyle.

Arlinda vdiq dje dhe la pas vetes 4 fëmijë, babai i saj tregon si ishte nisur me autobus shkaku i çmimeve më të lira

Para spitalit të përgjithshëm në Slavonski Brod për momentin janë rreth 30 njerëz, anëtarë të familjeve nga ata që humbën jetën dhe të atyre që u lënduan dje në aksdientin e ndodhur në Kroaci.

 

Shumë prej tyre shkuan në Kroaci ng Gjermania dhe Kosova.

Familjarët e të ndjerëve të cilët dje morën lajmin e dhimbshëm, sot do të duhet të identifikojnë trupat e më të dashurve të tyre.

Por ka edhe shumë të tjerë të cilët shkuan tek ky spital për të vizituar të lënduarit të cilët po trajtohen aty.

Arifaj Kikaj, i cili shkoi nga qyteti i Pejës emocionet i ka të ndara. Vajza e tij 37 vjeçare Arlinda humbi jetën.

Ai qan derisa flet për të, ndërsa bëhet e ditur se e ndjera kishte katër nga pesë fëmijët e saj në autobus me të dhe të gjithë kanë shpëtuar pa marrë ndonjë lëndim.

Mediat kroate kanë raportuar në detaje për gjendjen e tyre derisa theksohet se dhëndri, burri i Arlindës është ulur në beton dhe shfaqej krejtësisht i humbur.

“Kam punuar 30 vjet në Rijeka, 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë Arlinda dhe fëmijët qëndruan në Stuttgart. Ajo ka punuar atje si infermiere dhe kishte vendosur për të ardhur në pushime. Ata po mendonin të udhëtonin me aeroplan për në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin pasi ishte më lirë. Ishte një tragjedi e madhe për ne”, thotë Arif Kikaj me lot në sy, duke shtuar se varrimin e saj do ta bëjë në Kosovë.

Fëmijët theksohen të jenë të moshës 14,12,9 dhe 7 vjeç.

Ata i kanë parë fëmijët dhe presin momentin kur stafi i spitalit do të lejojë ti marrin.

“Dhëndri ishte tek ta. Babi ku është mami?”, sqaron ai.

Ata planifikojnë që të marrin fëmijët në Kosovë për disa ditë dhe pasi të varrin nënën e tyre ata do të kthehen në Gjermani./Lajmi.net/