Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet 23 vjeçari nga Kaçaniku, policia po e kërkonte për disa vepra

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni të pranuar ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Kaçaniku, me inicialet B.R (M/K) , 23 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, për veprën penale në bashkëkryerje :‘’Blereje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Indeksonline/