Take a fresh look at your lifestyle.

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Sot në Prizren në rrugën ‘’Ukë Bytyqi”, rreth orës 12:50 është raportuar për një rast vdekjeje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj e ka konfirmuar rastin duke thënë se nuk dihet koha e vdekjes pasi viktima ka jetuar e vetme.

“Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetuar e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, rastin e kanë raportuar fqinjët e saj”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës.

Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi i emergjencës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion./Reporteri/