Take a fresh look at your lifestyle.

Policia sekuestron mall të kontrabanduar në kufirin Kosovë-Serbi

Patrulla policore e Policisë Kufitare, të dielën rreth orës 23:00, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në afërsi të fshatit Herticë, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar F.H (1991).

Gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se në veturë kanë qenë 53 palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’, ndërsa malli është sekuestruar dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/