Take a fresh look at your lifestyle.

Rrëfimi i burrit nga Fushë Kosova, vajza dhe gruaja e të cilit po trajtohen në Kroaci

Enver Krasniqi nga Fushë Kosova mbërriti dje në Slavonski Brod për shkak të aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi në autostradën A3 Zagreb – Lipovac të dielën.


Mes udhëtarëve të autobusit ishin vajza, gruaja dhe xhaxhai i tij. Ai është një prej shumë të afërmve që kanë mbërritur para spitalit dhe aktualisht po presin lirimin e të afërmve të tyre.

“Ata kanë pësuar lëndime në krahë dhe në kokë, por ndihen mirë”, ka thënë Enver Krasniqi për Vecernji List. “Ata nuk dinë të tregojnë se si ndodhi aksidenti, sepse ishin në gjumë në momentin e ndodhjes së aksidentit”.

Krasniqi ka thënë se është lajmëruar nga drejtuesit e spitalit, se të afërmit e tij do të lirohen sot ose nesër nga aty.

Anëtarët e familjes së tij që po udhëtonin drejt Kosovës, kanë punuar në Gjermani për tri vjet.

“Gruaja ime ka nevojë për një operacion sot. Vajza ime u operua dje”, shton ai.

Dy pacientë të shtrirë në spitalin e Slavonski Brod ndodhen në gjendje rreziku për jetë, kanë raportuar sot mediat kroate. Ata pritet të transferohen në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë, për trajtim të mëtutjeshëm./Reporteri/