Take a fresh look at your lifestyle.

Serbët vazhdojnë me “e ashtuquajtura Kosovë e fiton edhe një medalje”

Mediat serbe nuk po arrijnë t’i kapërdijnë assesi arritjet e Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi Nora Gjakova ia fitoi shtetit më të ri evropian medaljen e dytë të artë në ditën e tretë të lojërave në Japoni.

Inatin e ngjashëm si për medaljen e parë të artë të Distria Krasniqit në kategorinë 48 kilogramë të shtunën, serbët e shfryen edhe të hënën për Gjakovën, raporton Gazeta Express.

Gjakova e fitoi medaljen e artë olimpike, pas e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finalen e së hënës, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Kosova tani ka aq medalje të arta në vetëm dy pjesëmarrje olimpike sa Serbia që ka marrë pjesë me dhjetëra herë.

Televizioni shtetëror serb B92 raportoi për medaljen e Norës vetëm me një titull: “e ashtuquajtura Kosovë e fitoi edhe një medalje të artë”.Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

Kjo do të thotë tri medalje të arta olimpike për Kosovën në historinë e saj dhe të trija në xhudo.

Ndërkohë, paraprakisht, Akil Gjakova, vëllai i Norës, humbi në luftë për medaljen e bronztë.

Kosovës i ka mbetur edhe një xhudiste në garë për medalje në Tokio 2020, Loriana Kuka, e cila garon të enjten në kategorinë 78 kilogramë. /Gazeta Express/