Take a fresh look at your lifestyle.

Tragjedia në Kroaci, identifikohet i vdekur edhe një 55 vjeçar nga Prizreni

Një 55 vjeçar nga Randobrava e Prizrenit është identifikuar në mesin 10 viktimave që vdiqën dje në aksidentin me autobus në Slovanksi Brod të Kroacisë. Autobusi me mërgimtarë kosovarë ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Identifikimin të vdekur të 55 vjeçarit me inicialet .A.H., nga Komuna e Prizrenit, Gazetës Online ‘Reporteri.net’ ia kanë konfirmuar familjarë të tij.

Ndryshe, deri më tani është raportuar se janë identifikuar 8 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci. Media kroate, kanë raportuar sot se sipas Policisë, dy nga të vdekurit e aksidentit të autobusit me kosovarë nuk janë identifikuar ende. /Reporteri.net/.