Take a fresh look at your lifestyle.

Vjosa Osmani: Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Nora Gjakovën për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Osmani ka shkruar në Facebook se ‘xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar’.

Postimi i Osmanit:

Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.

Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!/Periskopi/