Take a fresh look at your lifestyle.

ASH: Zaev t’i kërkojë falje administratës për akuzat

Aleanca për Shqiptarët fton kryeministrin Zoran Zaev që urgjentisht të tërhiqet nga akuzat e djeshme ndaj administratës publike dhe tu kërkojë falje të gjithë administratorëve.

“Të amnistosh ministrat e drejtorët nga korrupsioni dhe të akuzosh administratorët për vlerësimet e fundit të Stejt Departamentit është vetëm një tentim qyqar për të turbulluar opinionin dhe një goditje e rëndë për ata që edhe ashtu janë duke punuar nën presionin të vazhdueshëm dhe në kushte të mjerueshme.

Në një kohë kur kemi dëshmi publike për ministra dhe drejtorë të korruptuar, funksionarë të shkarkuar dhe të dënuar, ish-drejtorin e Sigurimit Shëndetësor, “pacientin” që madje është avancuar dhe deri te ish- Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, deklaratat e këtilla të kryeministrit Zoran Zaev tregojnë qartë se në Qeveri ka jo thjeshtë krim e korrupsion, por krim të organizuar.

Urgjentisht ndaloni sulmet dhe goditjet ndaj administratës publike dhe shtetërore, mjaft e kanë presionin dhe kushtëzimet gjatë proceseve zgjedhore, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punë”, thuhet në reagimin e ASH-së.