Take a fresh look at your lifestyle.

BEBE po rikthehet fuqishëm me diçka të re ?

 

Youtuberi shqiptar Shpetim Hajdini BEBE ka paralajmëruar rikthimin e tij!

Njëri nga Youtuberat më të famshëm shqiptar, senzacioni i Instagramit, Shpetim Hajdini i njohur si BEBE, i cili jeton dhe vepron në Gjermani,  vitet e fundit nuk ka qenë aktiv në rrjetet sociale dhe arsya kryesore për këtë pauzë është biznesi i tij familjar!

BEBE në një prononcim për portalin PYETJA  ka treguar se ai së bashku me vëllaun e tij kan hapur një Auto Sallon në qytetin e Everswinkel të Gjermanisë, ku tërë këtë kohë eneregjinë e tij e ka shpenzuar tek ky Auto Sallon.

Ai excluzivisht për PYETJEN  ka zbuluar se tani më po rikthehet fuqishëm.

“Jam duke u kthyer me një këngë që është më profesionale se këngët e më hershme dhe po ndihem shumë mirë që kënga do të jetë bashkëpunim me një këngetarë të njohur holandez siç  është JEWANNN”, deklaroi BEBE.

Pra siç e kuptuat edhe ju Shpetim Haj me anë të muzikës  po synon edhe tregun ndërkombëtar.

BEBE përmes një fotografie të postuar në rrjetine tij social Instagram  ka zbuluar se kënga e re do të publikohet këtë të premte.

“Friday, 16:00h, be ready bbff” ka shkruar BEBE në postimin e tij.