Take a fresh look at your lifestyle.

Familja Lipa po shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama

Familja e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, prej të enjtes ndodhet në Shqipëri.

Ata kanë vizituar vende të ndryshme së bashku, nisur nga kryeqyteti Tirana, e deri te qyteti i vjetër antik i Skënderbeut, Kruja.

Së fundmi, familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, përkatësisht në Vlorë, ku kanë shijuar disa ditë të mira pushimi, shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ka qenë babai i artistes, Dukagjin Lipa, ai i cili në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, shihet duke gostitur së bashku me Ramën.

“Unë mendoj se kam bërë një mik Edi Rama, një njeri me sharmë të pastër”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografive.

Në një prej imazheve mund të shihet edhe se si Dua fotografon kryeministrin dhe babanë, të ulur përballë saj në një drekë familjare të shijuar në rivierën e jugut.

Dua përndryshe është pritur edhe në takim nga kryeministri Rama të enjten, i cili i ka dhuruar asaj përmbledhje ne veprave artistike të titulluar “Edi Rama” Work”, ndërsa i ka dedikuar disa rreshta të veçantë në një postim në rrjetet sociale.

Artistja me prejardhje nga Kosova është mirëpritur gjithashtu edhe në Bashkinë e Tiranës nga i pari i kësaj komune, Erion Veliaj, i cili i ka dhënë asaj disa dhurata simbolike në shenjë mirënjohje. /Telegrafi/