Take a fresh look at your lifestyle.

Lëre që e rrah brutalisht 68-vjeçarin, por edhe ia vjedh qaforen dhe portofolin – policia në New York publikon pamjet

Një i ri ka rrahur brutalisht një 68-vjeçar në pikë të ditës në mes të Brooklyn të New Yorkut, e kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë sulm brutal.

Videoja 17 sekondëshe e publikuar në Twitter nga policia e New Yorkut, shfaq të riun dhe viktimën që goditet dhjetëra herë dhe në një moment rrëzohet në tokë dhe humb vetëdijen, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, hajni e kap dhe e rrotullon nëpër tokë me qëllim që të mund t’ia vjedh paratë nga portofoli dhe qaforen.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, thyerje të hundës dhe nyjës së dorës, e policia është vënë në kërkim të sulmuesit.

Madje ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesit, që është në arrati dhe lokacioni i tij mbetet i panjohur. /Telegrafi/