Take a fresh look at your lifestyle.

Olt Kondirolli arrin pozitën e dytë në 100 metra, afër të kualifikohet në gjysmëfinale

Notari kosovar, Olt Kondirolli zuri vendin e dytë në kuadër të të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

 

Kondirolli sot në orën 12:00 kishte garuar në garën 100 metra në stil të lirë ku triumfoi duke zënë vendin e dytë, shkruan lajmi.net.

Olt Kondirolli zuri vendin e dytë pas notarit nepalez, Alexander Shah i cili përfundoi i pari.

18 vjeçarit i duhet të jetë ndër 16 më të mirët për tu kualifikuar në gjysmëfinale, por për ta bërë këtë ai duhet të presë edhe përfundimin e garave tjera.

Kondirolli përfundoi garën në 54.33 sekonda ose 0.92 sekonda pas Shah.

Olti gjendet në pozitën e tretë të përgjithshme në tabelë./Lajmi.net/