Take a fresh look at your lifestyle.

Shoferi i njohur kroat tregon një truk që shpëton jetë kur lodheni në timon

Aksidenti i rëndë që ndodhi të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë i ka shokuar të gjithë.

Në këtë aksident humbën jetën 10 persona nga Kosova dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Autobusi i aksidentuar me targa të Kosovës po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

 

 

Kjo e ka bërë shoferin e famshëm kroat Juraj Sebalj, që të tregojë përvojen e tij se si të shpëtohet jetë kur vozitësit të jenë lodhur duke qëndruar në timon.

Sebalj bëri thirrje tek ata që kur të ndihen të lodhur të pushojnë, shkruan dnevni.hr përcjell Klankosova.tv.

Ai tha se kur bëhet fjalë për lodhjen s’ka heronj dhe askush nuk është supernjeri.

“Kur bëhet fjalë për lodhjen, s’ka heronj, nuk ka trima dhe askush nuk është supernjeri. Njerëzit më së shpeshti gabojnë kur mendojnë se do të humbasin disa orë. Sakrifikoni 20 minuta dhe pushoni kudo që të shkoni”.

 

 

Juraj Sebalj tha se shoferët mund të flejnë 15 deri në 20 minuta por theksoi se nuk guxohet të flehet më shumë sepse kalohet në gjumë të thellë.
Ai i porositi vozitësit që të dalin dhe të shetisin.

“Kafeja dhe pijet energjike janë një zgjidhje kimike e problemit, megjithatë në një periudhë afatshkurtër. Lodhja nuk zgjidhet nga kimia, por nga biologjia “, fillon Zebalj dhe zbulon se problemi mund të zgjidhet vetëm duke fjetur. “15 deri në 20 minuta gjumë janë të mjaftueshme”.

“Mos flini më gjatë sepse do të hyni në një fazë të gjumit të thellë dhe do të zgjoheni të lodhur. Mos u mashtroni, mos flini më shumë se 15 minuta, nuk duhet të shkoni në një gjumë të thellë. Dilni dhe shëtisni”/Periskopi/.