Take a fresh look at your lifestyle.

Klubi i Prodhuesve: Kompania Comodita së shpejti pritet të jetë kompania më e madhe në botë për prodhimin e dyshekëve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përgëzon kompaninë Comodita, brendin e njohur të produkteve shtëpiake, për fillimin e ndërtimit të fabrikës më të re të prodhimit e cila pritet të ketë linjat më të fundit të teknologjisë së prodhimit të dyshekëve dhe do të jetë mbi 80000m2, e ku fillimisht pritet të punësoj rreth 2500 punëtorë.

Ky sukses i kompanisë Comodita është zhvillim për tërë Kosovën e jo vetë rajonin e Gjakovës, ku edhe ka filluar të bëhet ndërtimi i kësaj fabrike, përkatësisht në fshatin Skivjan. Ndërtimi i kësaj fabrike është zhvillim i kapaciteteve prodhuese të vendit tonë të cilat veçohen për nga cilësia dhe prezantojnë denjësisht prodhimet Made in Kosova.

Sot fabrika e dyshekëve Comodita është e listuar si e dyta në botë për prodhimin dhe eksportin e dyshekëve në shumë tregje botërore, pas ndërtimit të kësaj fabrike pa dyshim që kjo do të jetë kompania e para me kapacitetin më të madh të prodhimit në botë.

Sukseset e kompanisë Comodita janë zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë së vendit tonë, hapje të vendeve të reja të punës e mirëqenie për punëtorët vendor. Arritjet e tilla duhet të jenë shembull dhe nxitje për të gjithë prodhuesit vendor.

Klubi i Prodhuesve i uron shumë suksese në vazhdimësi të punës dhe shpresojmë që ky do të jetë vetëm fillimi i investimeve të cilat do e vendosin Kosovën në hartë si një vend i cili ka prodhim të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.