Take a fresh look at your lifestyle.

Ballkani pasi dështoi të transferoi Besart Berishën thotë se s’ka pasur bisedime me lojtarin

Skuadra e Ballkanit ka reaguar në lidhje me zërat për transferimin e sulmuesit Besart Berisha, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, skuadra nga Suhareka ka kundërshtuar lajmet për marrëveshjen me sulmuesin kosovar.

Postimi i plotë:

Reagim për opinionin

Të dashur futbolldashës

Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marreveshjes me futbollistin Besart Berisha. Këto lajme ne si klub i dëmantojmë pasi qe nuk kemi zhvilluar asnjë bised me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë shfyrtëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombtarës sonë suksese në karier.