Take a fresh look at your lifestyle.

Barcelona kthen sytë kah Ajax, dëshiron ish-lojtarin e “La Masias”

Klubi i Barcelonës ka kthyer sytë kah Holanda, tek ekipi i Ajaxit.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Barcelona është duke e përcjellur nga afër portierin, Andre Onana, transmeton Indeksonline.

Onana nuk është duke luajtur momentalisht futboll pasi është i suspenduar për shkak se në testet e bëra ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut.

Portieri i njohur është futbollist që ka dal nga akademia e Barcelonës por ishte larguar në drejtim të Ajaxit.

Atij i përfundon kontrata në vitin 2022./Indeksonline/