Take a fresh look at your lifestyle.

Drenica i kundërpërgjigjet Faruk Statovcit, paralajmëron padi për shpifje dhe dëmtim imazhi

Klubi i Drenicës i është kundërpërgjigjur analistit dhe trajnerit të njohur, Faruk Statovci.

Ky i fundit në një emision televiziv hodhi dyshime se ndeshja mes Drenicës dhe Prishtinës është e kurdisur, transmeton Indeksonline.

“Tek kjo ndeshja(Drenica 2-1 Prishtina) nuk po du me hi më tutje, por një thënie tek më thotë ‘borxhi sa më herët që ta kthesh më mirë është’, sepse borxhi ditë të mira nuk pret”, u shprehë Statovci mbrëmë, duke hedhur dyshime se kjo ndeshje është e kurdisur.

Në lidhje me këtë deklaratë, Drenica ka reaguar duke paralajmëruar padi ndaj Statovcit për shpifje dhe dëmtim imazhi.

Po ashtu Drenica ka ftuar analistin e njohur të kërkoj falje publike për deklaratën e tij.

Reagimi i plotë i KF Drenicës:

REAGIM PËR MEDIA!

SKENDERAJ – 13/09/2021

Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton opinionin sportiv, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se disa pretendime të një ‘analisti’ (Faruk Statovci),  në një media televizive kosovare, ku hodhi dyshime mbi ndeshjen mes KF Drenica dhe KF Prishtina, e zhvilluar të shtunën me 11 Shtator 2021, janë shpifje dhe trillime të llojit të vet. Është gjynah dhe mëkat që djersa e futbollistëve të minimizohet si dhe fitorja e ekipit tonë , dhe angazhimi i futbollistëve tonë për gjatë 90 minutave.

E inkurajojmë edhe Faruk Statovcin edhe çdo individ tjetër, që në raste te tilla dhe për këto pretendime t’i drejtohen organeve të rendit ta trajtojnë këtë çështje , sepse ne nuk jemi kundër që analistët të shprehin mendimin e tyre të lirë, mirëpo hedhja e akuzave është një diçka shumë e rëndë dhe e pabazë e cila dëmton rëndë imazhin e klubit tonë dhe futbollit në përgjithësi, në të kundërtën , ftojmë organet e rendit që në rast se z. Statovci nuk është i gatshëm të arsyetojë fjalët që ka thënë,  dhe nuk kërkon falje publike atëherë do të përballet edhe me padi në Gjykatën përkatëse , për shkak se i njëjti ka bërë shpifje dhe ka bërë spekulime në lidhje me klubin tonë, duke tentuar të minimizoj fitoren e skuadrës tonë përballë Prishtinës, dhe gjithashtu duke tentuar të njollosin klubin tonë dhe imazhin e klubit tonë me pretendimet të tilla të pa baza dhe të pa argumentuara.

Deklarime të tilla të personave si Faruk Statovci , i cili është trajner i Reprezentacionit U15 të Kosovës, si dhe krye trajner i KF KEK-ut në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll , gjithashtu ka qenë më parë edhe futbollist i KF Drenicës,  të bëjë deklarime të tilla të pamatura,  të pa baza të dëmshme për futbollin në përgjithësi është shumë e dhimbshme, këto deklarime nxitëse dhe të pa vërteta të pa bazuara dhe jo të matura, nuk janë të mira dhe janë shumë negative për futbollin kosovar në përgjithësi e për klubin tonë në veçanti.

Andaj edhe një herë i bëjmë thirrje z. Faruk Statovcit, që të kërkojë falje publike për deklarimet e tij, në emisionin sportiv në ATV , në të kundërtën, KF Drenica do të ndërmarrë hapat e tjerë nga dita e nesërme konform ligjeve të Kosovës. Konkretisht, do të ushtrojmë padi penale, për shpifje dhe dëmtim të imazhit të klubit tonë.

KF Drenica, ka qenë dhe është e hapur gjithmonë për bashkëpunim për të eliminuar dobësitë dhe është e gatshme edhe tani , që për të gjitha ndeshjet  të bashkëpunojë, për çdo paqartësi ose pretendim të dikujt, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më FFK-në, dhe organet e rendit. Andaj, si rrjedhojë e kësaj, ne shpresojmë që raste të tilla, deklarime të tilla , të mos përsëriten më , sepse këto dëmtojnë imazhin e futbollit kosovar.