Take a fresh look at your lifestyle.

Kamioneta dhe motoçikleta bëjnë ndeshje në Suharekë, humb jetën një person

 9:46 | 13 Shtator 2021

Foto: Ilustrim

 

Një person ka mbetur pa shenja jete në një aksident që ka ndodhur të dielën në fshatin Peqan të Suharekës.

 

Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete ndërsa si pasojë e lëndimeve, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionetës është dërguar në mbajtje për 48.

“Fsh. Peqan, Suharekë, 12.09.2021 – 22:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, v dekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./Lajmi.net/