Take a fresh look at your lifestyle.

Kërcënoi borxhliun, arrestohet dhe i konfiskohet një thikë një personi në Prishtinë

 9:56 | 13 Shtator 2021

 

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi ky i fundit ka kanosur një person si pasojë e një borxhi të mëhershëm.

 

Sipas policisë, i arrestuari kishte kanosur viktimën pasi ky i fundit i kishte borxh të mëhershëm, shkruan lajmi.net.

Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.