Take a fresh look at your lifestyle.

“Kurrë album mat fort s’kom bo deri sot”, Mozzik shprehet krenar për arritjet

 17:04 | 13 Shtator 2021

Foto: Instagram

 

Mozzik është padyshim një nga reperët më të pëlqyer në tregun muzikor.

 

Muzika që ka sjellë ndër vite e ka bërë edhe njërin nga reperët më të kërkuar për mbrëmje muzikore, shkruan lajmi.net.

Vlen të përmendet sezoni i kësaj vere ku Mozzikun e gjeti shumë të angazhuar si me mbrëmje ashtu edhe me projekte të reja rreth albumit që pritet ta lansojë.

 

Derisa sot ai ka sjellë një foto në instagram ku është shprehur krenar me arritjet rreth albumit.

“Kurr album mat fort s’kom bo deri sot”, ka shkruar reperi teksa ka fokuar tatuazhet rreth qafës.

Ndryshe, bashkëpunimi me Loredanën me titull “Mit mir” është kënga më e re./Lajmi.net/