Take a fresh look at your lifestyle.

Nis takimi i liderëve në presidencë, a do të merren vesh partitë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale?

Ka nisur takimi i ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me krerët e partive politike, ku do të diskutohet për rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkruan “Indeksonline”.

Në këtë takim po marrin pjesë, kreu i VV-së, Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Muharrem Nitaj nga AAK dhe drejtuesja e Listës Guxo, Donika Gërvalla.

Partitë opozitare po kundërshtojnë fuqishëm opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, në anën tjetër, drejtuesit e VV-së kanë thënë se duhet gjetur konsensus për këtë çështje./Indeksonline/