Take a fresh look at your lifestyle.

Pas reagimit të Drenicës, Statovci: Borxh e kam pas fjalën që Prishtina

 17:03 | 13 Shtator 2021

 

Para pak çasteve, klubi i Drenicës ka reaguar për deklaratat e analistit Faruk Statovci.

 

Statovci dje në “ATV”, për ndeshjen mes Drenicës dhe Prishtinës kishte thënë se borxhe duhet sa më parë që të kthehet, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, sot (e hënë), Drenica reagoi në Facebook, duke thënë se nëse analisti në fjalë nuk kërkon falje, atëherë do e padisin në gjyq.

“Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton opinionin sportiv, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se disa pretendime të një ‘analisti’ (Faruk Statovci), në një media televizive kosovare, ku hodhi dyshime mbi ndeshjen mes KF Drenica dhe KF Prishtina, e zhvilluar të shtunën me 11 Shtator 2021, janë shpifje dhe trillime të llojit të vet. Është gjynah dhe mëkat që djersa e futbollistëve të minimizohet si dhe fitorja e ekipit tonë , dhe angazhimi i futbollistëve tonë për gjatë 90 minutave.

E inkurajojmë edhe Faruk Statovcin edhe çdo individ tjetër, që në raste te tilla dhe për këto pretendime t’i drejtohen organeve të rendit ta trajtojnë këtë çështje , sepse ne nuk jemi kundër që analistët të shprehin mendimin e tyre të lirë, mirëpo hedhja e akuzave është një diçka shumë e rëndë dhe e pabazë e cila dëmton rëndë imazhin e klubit tonë dhe futbollit në përgjithësi, në të kundërtën , ftojmë organet e rendit që në rast se z. Statovci nuk është i gatshëm të arsyetojë fjalët që ka thënë, dhe nuk kërkon falje publike atëherë do të përballet edhe me padi në Gjykatën përkatëse , për shkak se i njëjti ka bërë shpifje dhe ka bërë spekulime në lidhje me klubin tonë, duke tentuar të minimizoj fitoren e skuadrës tonë përballë Prishtinës, dhe gjithashtu duke tentuar të njollosin klubin tonë dhe imazhin e klubit tonë me pretendimet të tilla të pa baza dhe të pa argumentuara.
Deklarime të tilla të personave si Faruk Statovci , i cili është trajner i Reprezentacionit U15 të Kosovës, si dhe krye trajner i KF KEK-ut në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll , gjithashtu ka qenë më parë edhe futbollist i KF Drenicës, të bëjë deklarime të tilla të pamatura, të pa baza të dëmshme për futbollin në përgjithësi është shumë e dhimbshme, këto deklarime nxitëse dhe të pa vërteta të pa bazuara dhe jo të matura, nuk janë të mira dhe janë shumë negative për futbollin kosovar në përgjithësi e për klubin tonë në veçanti.
Andaj edhe një herë i bëjmë thirrje z. Faruk Statovcit, që të kërkojë falje publike për deklarimet e tij, në emisionin sportiv në ATV , në të kundërtën, KF Drenica do të ndërmarrë hapat e tjerë nga dita e nesërme konform ligjeve të Kosovës. Konkretisht, do të ushtrojmë padi penale, për shpifje dhe dëmtim të imazhit të klubit tonë.
KF Drenica, ka qenë dhe është e hapur gjithmonë për bashkëpunim për të eliminuar dobësitë dhe është e gatshme edhe tani , që për të gjitha ndeshjet të bashkëpunojë, për çdo paqartësi ose pretendim të dikujt, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më FFK-në, dhe organet e rendit. Andaj, si rrjedhojë e kësaj, ne shpresojmë që raste të tilla, deklarime të tilla , të mos përsëriten më , sepse këto dëmtojnë imazhin e futbollit kosovar”, shkroi klubi.

Lajmi.net, ka kontaktuar Statovcin, që zbuloi se e gjitha ishte keqkuptim, ngase fjalën ‘borxh’ e kishte thënë në aspektin se Prishtina e kishte mposhtur vjet, ndërsa Drenica tani ia ktheu.

“Kërkun nuk e përmend Prishtinën. Nëse është prek Drenica, atëherë Prishtina e ka mundur vjet, e ka shti në rrezik për më rënë prej ligës, kurse tash e ka mujt 2-1, që do të thotë se u kry”.

“Borxh nuk domethënë me ta lëshu lojën, borxh është që e ka mposhtur vjet, kurse tash ka fitu 2-1. Shumë thjeshtë, s’kum thanë unë që ka qenë e shitur, nuk kam argumente, duhet me dhënë përgjegjësi për atë punë. Unë kam thënë për krejt, jo vetëm për këtë ndeshje”, nënvizoi ai për lajmi.net.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do këtë reagime të tjera nga klubi i Drenicës./Lajmi.net/