Take a fresh look at your lifestyle.

“Pas strofës së parë gjumi është i garantuar”/ Ninullën “Nina Nana” tani mund ta gjeni në Spotify dhe Youtube

Ninullën e famshme shqiptare “Nina Nana” tani mund ta gjeni në platformat Spotify, Youtube, Apple Music e të gjitha platformat tjera muzikore.

Avokati i njohur, Arianit Koci me vet iniciativë ka arritur të gjej një video të tij kur e kishte kënduar në Akordet e Kosovës kur ishte fëmijë dhe kishte zënë vendin e parë, transmeton Indeksonline.

“Pas strofës së parë, gjumi është i garantuar”, thotë Koci në postimin e tij.

Për ta gjetur ninullën, mjafton që të shkruani Arianit Koci në një nga platformat muzikore dhe do ta gjeni./Indeksonline/