Take a fresh look at your lifestyle.

Policia në Rajonin e Mitrovicës realizon tri urdhëresa të lëshuara nga Gjykata

Policia në Rajonin e Mitrovicës vazhdon me realizmin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykatat, ku vetëm gjatë ditës së sotme me datë 13.09.2021 janë realizuar tri urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente. Këto urdhëresa janë realizuar në të tri komunat e Rajonit të Mitrovicës.  

Urdhëresa e parë është realizuar në Vushtrri, rreth orës 08:15, ku njësia policore ka arrestuar të dyshuarin H.K., 49 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i kërkuar me urdhëresën ED.nr 165/2021, të lëshuar nga Gjykata  Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri,  i cili ishte i dënuar për  veprën penale ,,Tregti e ndaluar” në kohëzgjatje prej tre (3) muajve burgim. Pas përfundimit të procedurave policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Urdhëresa e dytë është realizuar në Skenderaj rreth orës 09:30, ku njësia policore ka ndaluar të dyshuarin H.M., 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i kërkuar me urdhëresën ED nr.10/19, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj dega në Kaçanik, i cili ishte  i dënuar për  veprën penale ,,Vjedhje e rëndë” në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve burgim. Pas përfundimit të procedurave policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Urdhëresa e tretë është realizuar në Mitrovicë, rreth orës 10:00, me ç`rast është ndaluar i dyshuari S.M., 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë në kërkim në bazë të Urdhëresës me numër Ed.nr.219/19, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale ,,Lëndim i lehtë trupor”, e për të cilin vepër gjykata e kishte dënuar me dënim me burg  në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh. I njëjti është dërguar në gjykatë ndërsa gjykata kompetente i ka kthyer nga dënimi me  burg në dënim me gjobë në shumë prej 300 (treqind) euro dhe pasi pala ka paguar gjobën, është liruar.