Take a fresh look at your lifestyle.

Presidenti i La Liga thotë se Real Madrid ka para për Mbappe dhe Haaland

Real Madrid ka para mjaftueshëm për të nënshkruar me dy sulmuesit Kylian Mbappe dhe Erling Braut Haaland, ose të paktën kështu pretendon Presidenti i La Liga, Javier Tebas, transmeton Indeksonline.

Los Blancos drejtuan një numër ofertash tek PSG për francezin Mbappe, por parisienët refuzuan të gjitha, megjithatë gjiganti spanjoll shpreson të nënshkruajë më reprezentuesin e Francës si agjent i lirë vitin e ardhshëm.

Në anën tjetër madrilenët duan të transferojnë norvegjezin Haaland, për të cilin po rivalizojnë disa klube evropiane.