Take a fresh look at your lifestyle.

Vlera e Bitcoinit pasi forcat ushtarake ruse sulmojnë Ukrainën!?

Sa ishte vlera e Bitcoin para sulmeve te Rusisë?

Çmimi i Bitcoin ra në 35 mijë dollarë, pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, kriptovaluta aktualisht po tregtohet me 35,400 dollarë, rënie prej më shumë se 7 për qind krahasuar me një ditë më parë.

Po ashtu, Bitcoin ra nën 40 mijë dollarë gjatë fundjavës dhe ka vazhduar të bjerë derisa kriza në Ukrainë intensifikohet.

Edhe vlera e bursave botërore ka rënë derisa çmimet e arit dhe naftës u rritën. Telegrafi