Take a fresh look at your lifestyle.

Skandali i ‘ndërrimit të foshnjës’ në QKUK: Gazetari i njohur i shëndetësisë zbulon detajet tronditëse

Mbrëmë ka lindur një foshnje pa shenja jete në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Bashkëshorti i gruas që kishte lindur fëmijën është njoftuar menjëherë pas operimit se foshnja për shkak problemeve shëndetësore, nuk ka mbijetuar. Ky i fundit ka akuzuar spitalin se i është ndërruar foshnja me dikë tjetër.

Ndaj këtij rasti ka reaguar gazetari i njohur i shëndetësisë ku është shprehur se ky skandal i dyshimt i “ndërrimit të foshnjës” është një gabim dhe shkelje e autorizimit të infermieres.

“Kjo eshte edhe nje papergjegjesi e pafalshme qe ka çuar ne skandal dhe menaxhmenti duhet te marr masa”, ka thënë ai.

Postimi i plotë pa ndërprerje:

Skandali i dyshimit te “nderrimit te foshnjes” ne QKUK eshte nje gabim dhe shkelje e autorizimit te infermieres.

Dy raste te renda ne te njejten kohe jane trajtuar mbreme ne sallen e lindjes ne Gjinekologji. Njera nga pacientet kishte gjakderdhje te rende dhe mjeket nuk arrijne ta shpetojne foshnjen.

Me vetem pak minuta diference lind edhe pacientja tjeter me foshnjen e gjalle.

Nje infermiere e Neonatologjise e merr foshnjen e gjalle per ta derguar ne kujdesin neonatal, dhe rruges e takon prindin e foshnjes se vdekur. Atij i thote se kjo eshte foshnja juaj dhe ka lindur mire. Prindi i ben fotografi foshnjes, ndersa pak minuta me vone e kupton nga mjeku se foshnja e tij ne fakt ka lindur e vdekur.

Kjo eshte edhe nje papergjegjesi e pafalshme qe ka çuar ne skandal dhe menaxhmenti duhet te marr masa.

/Periskopi