Take a fresh look at your lifestyle.

Policia Rajonale – Gjilan: Konfiskohen 30 patentë shofer

Aktivitete javore të komunikacionit rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 23.09.2022 – 29.09.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Kontrolli teknike e jashtëzakonshme e automjeteve’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e katërqind e dyzet (1440) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
  • Konfiskuar tridhjetë (30) patentë shofer,

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e policisë/radiostar/