Take a fresh look at your lifestyle.

Pagat për mësimdhënësit grevistë – vjen reagimi i SBAShK-ut pas deklaratës së ministrit Murati

Ministri Hekuran Murati pas mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere la të kuptohet se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit grevistë

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, tha shkurt Murati për KosovaPress.

Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, anëtari i Kryesisë së SBAShK-ut, Bardh Bardhi tha se sonte do të vendoset se çfarë do të ndodhë tutje.

“Si çdo natë edhe sonte e kemi takimin online të SBAShK-ut dhe do dalim me një vendim se çka tutje”, tha shkurt anëtari i Kryesisë së SBAShK-ut.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte propozuar Ministrisë së Financave që në rast se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e vitit shkollor 2022-2023, Ministria e Financave do të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans.

Por, menjëherë një gjë e tillë u kundërshtuar nga SBAShK-u të cilët thanë se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen pasi një vendim i tillë është kundër kontratës kolektive.